×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    Nga LDK i reagojnë Muratit: Pesë herë në ditë na çoni fjalë për koalicion, sa herë që VV-së i vjen era korrupsion e luani patriotin

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 13:48

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Hekuran Muratit të VV-së, i cili sot tha PDK, LDK, AAK ende presin bashkëpunim me Listën Serbe.

    Bajrami e ka quajtur hipokrizi deklaratën e Muratit, teksa tha se ndërkohë që i quan partitë shqiptare bashkëpunëtore të Listës Serbe, LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë për bashkëqeverisje.

    Bajrami po ashtu ka thënë se  Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

    Ajo këtu ka përmendur edhe komunikimet e Mimoza Kusarit me Listën Serbe.

    “Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami.

    “Shihni hipokrizinë e Hekuran Muratit. I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”.

    Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”.
    Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë.

    Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas?
    Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin e vetëm një MWh energji elektrike?
    The floor is yours, “patriot”, ka shkruar ajo në reagimin e plotë.

    Murati: Veç VV-ja kundër Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit – PDK, LDK, AAK ende presin bashkëpunim me ta

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!