×
  • Lajme
  • Lajme / Politikë

    Nga LDK i reagojnë partisë në pushtet: Qëndrimet tona janë sport i rëndë për ju, bëjeni qeverinë – ne qëndrojmë në opozitë

    Reporteri
    12 Mars 2025 | 13:53

    Doarsa Kica-Xhelili nga LDK i ka reaguar Ministrit Çeku, i cili sot e kritikoi Lumir Abdixhikun për ndërrim të qëndrimeve.

    Çeku pyeti se si mund të pretendojë Abdixhiku të bëhet kryeministër kur i ka humbur zgjedhjet.

    E në kundërpërgjigje Kica-Xhelili i reagoi duke thënë se LDK nuk i ndërron qëndrimet paraelektorale dhe se ato mesin të shenja për këtë parti. Por, Kica-Xhelili i ka thënë Çekut se qëndrimet e LDK-së “janë sport i rëndë për ta”.

    Në fund Kica-Xhelili i ka sugjeruar Vetëvendosjes që ta bëjë Qeverinë, meqë janë fitues të zgjedhjeve.

    “Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta? Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë! LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!”, shkruan ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!