×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga LDK komentojnë mundësinë që Vjosa Osmani të mos e udhëheqë seancën për votimin e Qeverisë Hoti

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 11:41

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka konfirmuar se nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti.


    I pyetur se a do të udhëhiqet seanca nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Gashi tha se kjo e vendos vetë për këtë çështje.

    “Nuk e di. Vjosa Osmani është Kryetare e Kuvendit dhe vendos vetë nëse do ta udhëheqë këtë seancë”, ka thënë Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Ndryshe, Gashi ka thënë se është i bindur që nesër Kosova do ta ketë qeverinë e re, mirëpo nuk ka treguar se sa vota i ka koalicioni që po synon të qeverisë me vendin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!