Nga LDK ka ardhur reagimi i parë pas arrestimit të kryetarit të Istogut, Haki Rugova.
Është Dega e Lidhjes Demokratike në Istog e cila ka reaguar përmes një komunikate për media, ku e cilëson arrestimin e Haki Rugovës si të motivuar politikisht.
“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës , beson se ky ndalim është kryer me motive politike, prandaj ne besojmë në paanësinë e organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Dega e LDK’së në Istog.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar kryetari i Istogut Haki Rugova, ish-nënkryetari i kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtari ligjor, Faton Bujupi.
Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të tre të dyshuarit janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.