×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga nesër edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 16:50

    Vendimi i Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COVID-19, ka të bëjë edhe me hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë.


    Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.

    “Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë për Alsat M nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!