Duke filluar nga data 1 maj 2025 do të hiqen sërish kontrolle kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky vendim është i vlefshëm për automjetet me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për kalimin e veturave dhe pasagjerëve të dy shteteve pa kontrolle në kufi.
Vendkalimi kufitar i Morinës pritet të zbatojë këtë marrëveshje nga orët e para të datës 1 maj, teksa vendimi do të jetë në fuqi të paktën deri në muajin shtator të këtij viti
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.