Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe me vapë, derisa të shtunën do të ketë qarkullim të masave ajrore duke kushtëzuar kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu.
Sipas Institutit, reshje shiu parashihet vetëm në rrafshin e Dukagjinit, derisa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe rrezeve të diellit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.