×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga PDK tregojnë arsyen se pse u takuan Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 12:06

    Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka takuar sot në mëngjes kreun e shtetit, Hashim Thaçin, dhe kryetarin e Aleancës, Ramush Hradinajn. Ata kanë ngrënë mëngjes bashkë, derisa për arsyet e takimit kanë folur nga partia që drejton Veseli.


    Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar takimin e sotëm në mes të Kadri Veselit me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinajn.

    Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi, ka thënë se takimi i ndodhur në mëngjes nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë

    “Kryetari i PDK-së, z.Veseli ka pasur një mëngjes me Presidentin dhe z. Haradinaj, dhe që nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, ka thënë Bytyçi për Express.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!