×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat

    Nga përditësimi i fundit, kaq vota me postë i mori babai i Granit Xhakës në diasporë

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 12:10

    Nga përditësimi i fundit i KQZ-së për votat me postë në diasporë, babai i Granit Xhakës, Ragipi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, deri tani sa janë numëruar mbi 35 për qind, ka marrë vetëm 597 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga 67 vendvotimet e numëruara nga 188 sa janë gjithsej, Xhaka renditet i treti deri tani në PDK.

    Më së shumti vota ka marrë kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, një mijë e 455.

    Në vend të dytë deri tani është Memli Krasniqi me 747 vota.

    Në vend të katërt është Vlora Çitaku me 553, ndërsa me 430 është Ganimete Musliu.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!