×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Presidenca alarmojnë edhe për tri vetura të djegura në veri: Regjimi piromaniak i Vuçiqit do të dështojë

    Reporteri
    01 Prill 2023 | 11:51

    Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka njoftuar se edhe tri makina të tjera me targa të Republikës së Kosovës janë djegur në Leposaviq.

    Ai thotë se strukturat ilegale të Serbisë të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës tashmë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese.

    “Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromaniak i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar Vela.

    Përveç këtyre tri veturave, në veri të vendit janë djegur edhe pesë të tjera në interval kohor prej dy ditësh. Për gjithë situatën ka pasur dje reagime të ashpra nga ndërkombëtarët.

    Shefi i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog  gjatë ditës së djeshme ka thënë se kjo vepër që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar.

    Aktin e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili e ka cilësuar si vepër frikacake dhe kriminale.

    “Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa RKS për veturat sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier.

    Brenda dy ditëve të kaluara, saktësisht më 30 dhe 31 mars janë djegur pesë vetura në veri të vendit.

    Pas djegies fillimisht të dy veturave më 30 mars pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!