×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga PSD-ja dalin kundër Superligës evropiane të futbollit, Zgjim Hyseni iniciativën e quan kartel

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 16:56

    Edhe nga Partia Socialdemokrate në Kosovë kanë reaguar kundër 12 klubeve elitare evropiane të futbollit, të cilat kanë vendosur që të dielën në mbrëmje ta zyrtarizojnë krijimin e një lige të re evropiane, e cila vjen si alternativë e Ligës së Kampionëve.


    “Superliga”, siç është quajtur, është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe FIFA, të cilat kanë kërcënuar me përjashtimin e këtyre ekipeve dhe lojtarëve të tyre nga garat tjera futbollistike.

    Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, e ka quajtur këtë kompeticion të ri “kartel të futbollit. Ai ka thënë se pronarët e 12 klubeve themeluese të kësaj lige, Real Madridi, Atletico Madridi, Barcelona, Arsenali, Chelsea, Manchester City, Manchester Unitedi, Liverpooli, Tottenhami, Interi, Milani dhe Juventusi, po vendosin për të ardhmen e gjithë futbollit.

    “Kjo nismë shkatërron klube e shterron qytete. S’ka më arsye për investime e kualifikim. Livorno ose Leeds praktikisht s’do të mund të luajnë kurrë me Barcelonen ose Realin. Pronari i Juventusit, Agnelli, paska deklaruar se këto klube “përfaqësojnë” qindra miliona adhurues në mbarë botën. 12 pronarë po vendosin për të ardhmen e futbollit. Shpesh ndodh që këta s’janë as ndjekës të futbollit”, ka shkruar Hyseni.

    Postimi i tij i plotë:

    Super Liga evropiane është kartel i futbollit

    12 ekipet më të pasura në Evropë po e formojnë një ligë të re. Paskan vendosur bosët se si do të organizohet e si do të duket sporti më i shikuar e më i dashur në botë.

    Kjo nismë shkatërron klube e shterron qytete. S’ka më arsye për investime e kualifikim. Livorno ose Leeds praktikisht s’do të mund të luajnë kurrë me Barcelonen ose Realin. Pronari i Juventusit, Agnelli, paska deklaruar se këto klube “përfaqësojnë” qindra miliona adhurues në mbarë botën. 12 pronarë po vendosin për të ardhmen e futbollit. Shpesh ndodh që këta s’janë as ndjekës të futbollit.

    Shpirti garues, kënaqësia e lojës, kolektiviteti dhe shokët e skuadrës ka kohë që janë pushtuar e zvenitur nga spektakli i yjeve që konkurron për miliardat e marketingut, reklamës e të drejtave televizive.

    Kjo mundet me qenë mundësi për fansat e futbollit. Kritika për neoliberalizmin nuk është diskutim jashtë përditshmërisë. Futbolli evropian po mbërrin aty ku është BE si strukturë organizimi: marrëveshje në formë karteli. Përveç kartelit financiar e industrial, tash e kemi edhe kartelin e futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!