×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga seanca e Kuvendit, Zemaj lutet për shëndetin e Vjosa Osmanit pasi u infektua me coronavirus

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 15:57

    Kryetarja e Kuvendit dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, teksa ka njoftuar se në dy javët e ardhshme duke respektuar udhëzimet e IKSHPK-së do të kryejë funksionet e saj nga detyra, shkruan Reporteri.

    I pari që i ka uruar uruar shërim të shpejtë Osmanit, ka qenë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili nga seanca e Kuvendit, ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë ka thënë se lutet për shërim të shpejtë për kryetaren e Kuvendit.

    “Më lejoni të lutem për shëndetit e kryetares së Kuvendit  e cila është infektuar me koronavirus”, u shpreh Zemaj në Kuvend.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!