Deri në pesë ditë po presin qytetarët e Gjilanit për rezultatet e testeve për Covid-19.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri thotë se qytetarët po presin rezultatet e testeve të kryera më 8,9,10 dhe 11 korrik.
Ndërkohë ai ka fituar qytetarët që të respektojnë masat e reja të kufizimit të vendosur nga mbledhjen e sotme të qeverisë.
Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:
#Dita123. Brenda katër muajve të përballjes me #COVID19, Gjilani ka shënuar 286 raste pozitive, 155 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa fatkeqësisht 4 pacientë kanë ndërruar jetë. 15 pacientë pozitivë po trajtohen ne Rapartin e Infektivës në Gjilan, 4 në Prishtinë dhe të tjerët janë në shtëpi.
Po i presim rezultatet e 45 mostrave për datat 8, 9, 10 dhe 11 korrik dhe sipas pritjeve, presim konfirmime për rritjen e numrit të të infektuarve nga kontaktet, por edhe pakujdesia.
Gjilani nga sonte prej orës 21:00 deri në ora 05:00, është në kufizim të lirisë së qarkullimit. Ky është çmimi i lartë, por duhet ta respektojmë.
Apeloj për kujdes dhe lutem që të shërohen sa më shpejt të infektuarit në hospitalizim apo vetizolim. Kujdesu për vete e familjen!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.