×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Nga sot ndryshon orari i tarifës së ulët të rrymës në Kosovë

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 8:02

    Ndërrimi i orës, ka ndryshuar edhe orarin e tarifës së ulët të rrymës.

    KESCO, ka bërë të ditur se ky orar do të vlejë nga sot e deri me 30 shtator.

    Tarifa e ulët gjatë kësaj periudhe, do të jetë nga ora 23:00 deri në ora 08:00.

    Ky ndryshim vjen si pjesë e aplikimit të tarifës verore, duke u mundësuar konsumatorëve kursime më të mëdha gjatë orëve të caktuara të natës.

    Kujtojmë se së fundmi ZRRE ka përmendur si mundësi shtrenjëtimin e energjisë elektrike prej 15%, propozim ky i cili ka nxitur reagime tek qytetarët dhe bizneset.

    Madje si shenjë kundërshtimi për të shtunën më 5 prill është paralajmëruar protestë në Prishtinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!