Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për mërgimtarët, shkruan Reporteri.net.
Murati ka njoftuar se polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse.
“Nga sot, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje. Polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse. Mirë se vini në Kosovë! ❤️”, ka shkruar Murati.
Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim më 27 qershor që të ndajë 4 milionë euro për mbulim të kostos së policave të sigurimit për mërgimtarët që vinë në Kosovë për pushime./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.