×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot përmirësohet moti

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 7:06

    Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshm.


    8.04 – Pas mëngjesit të ftohtë me ngrica, ditën me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Përreth viseve kodrinoro-malore me mundësi për rrebeshe të shkurta bore. Në mbrëmje priten kthjellime.

    9.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

    10.04 – Kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vransira kalimtare.

    11.04 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

    12.04 – Pjesërisht vranët dhe më ngrohtë.

    Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -4C dhe -1C, e deri ditën e hënë rriten në 4C, ndërsa maksimalet ditën e premte rriten në 11C, e në fillim të javës së ardhshme, edhe deri në 21C.

    Do të fryjë erë nga krahu veriore me intenzitet mesatar 4-11m/s, të premten 1-4m/s, e në fundjavë nga krahu jugor 2-6m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e nga dita e diel në rënie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!