×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujdes: Nga sot, Policia bëhet me radarë që kapin gjithçka

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 14:44

    Nga sot, radarët e Policisë së Kosovës do të jenë më të sofistikuar.


    Këtë e ka bërë të ditur ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i cili mori pjesë në përparimin e laboratorëve që shërbejnë për kalibrimin e radarëve dhe alkoolmetrave.

    Ky është postimi i plotë i Shalës në Facebook:

    Edhe një vendim në mbrojtje të konsumatorit

    Sot bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, përparuam dy laboratorë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencisë së Metrologjisë që do të shërbejnë për kalibrimin e radarëve dhe alkoolmetrave.

    Kjo është edhe një dëshmi për punën që jemi duke e bërë në mbrojtje të konsumatorit dhe ofrimit të sigurisë për qytetarët.

    Policia e Kosovës tash e tutje do t’i kalibrojnë pajisjet në institucionet shtetërore, dhe qytetarët do jenë edhe më të sigurt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!