×
  • Lajme
  • Lajme / Pronat shtetërore

    Nga uzurpimi në shfrytëzim institucional, Kurti shkruan për mbylljen e strukturave paralele

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 23:37

    Sot institucionet e Republikës së Kosovës kanë vazhduar me mbylljen e strukturave paralele serbe. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, një objekt që deri më tani ishte i uzurpuar nga strukturat paralele – konkretisht nga e ashtuquajtura Zyrë për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara – është rikthyer në pronësi të komunës. Po ashtu, një aksion i ngjashëm është zhvilluar pranë stacionit të pompave të ujit në fshatin Suhodoll të kësaj komune.

    Për këtë kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se pronat e uzurpuara po i kthehen Republikës.

    “Nga prona të uzurpuara në hapësira për shfrytëzim të institucioneve të Republikës. Me rend dhe ligj, për shërbime dhe nevoja të qytetarëve, pa dallim.”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!