×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga VV flasin pas takimit, japin lajm pozitiv për marrëveshjen

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 18:46

    Takim disa orësh pati sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të parin e LDK-së, Isa Mustafa ka përfunduar pa marrëveshje. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se do të takohen përsëri nesër, shkruan Reporteri.net.


    Madje edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar takimin e nesërm, por ata kanë dhënë shenja se mund të ketë nesër zhvillime positive. VV thotë se ka përafrim.

    “Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të VV-së.

    Tash e tre muaj VV dhe LDK përpiqen të kenë një marrëveshje qeverisese. Shpesh janë afruar por edhe larguar.

    Takimi i sotëm zgjati 3 orë. Njejtë edhe ai që ndodhi dje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!