×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga VV thonë se Kurti do të kandidojë për kryeministër: S’ka pengesa ligjore

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 17:38

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkoj në zgjedhje, u përfol se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do të mbahen.


    Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka thënë se vepra për të cilën ngarkohet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk do ta pengojë atë që të kandidojë në zgjedhje.

    Ai është shprehur se nuk ka ndonjë pengesë ligjore për kandidimin e Kurtit dhe deputetët tjerë të këtij subjekti.

    “Ne kemi analizuar këtë çështje është fjala për pikën 16 të vendimit . Sipas analizave tona dhe konsultimeve që kemi bërë me juristë del të jetë që zoti Kurti dhe deputetet që janë përmendur nuk kanë asnjë pengesë ligjore që të jenë pjesë e listës për deputet. Nuk duhet të ekzistojë një pengesë e tillë, pra nuk ka ndonjë arsye që Kurtit t’i ndalohet kandidatura”, ka thënë ai.

    Abrashi ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses, ndonëse ka thënë se duhen edhe vendime tjera që kjo Gjykatë të tregoj se është  transparente.

    “Gjykatës i duhen ende shumë raste të tjera që ta dëshmojë objektivitetin dhe transparencën, por me këtë vendim që ka marrë është në rrugë të duhur. Kjo është mënyra e vetme si duhet të funksionojë një institucion i tillë”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!