×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga zyra e Besnik Bislimit arsyetohen se postimi ku Edi Rama quhej “pro-serb”, u shpërnda gabimisht

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 16:40

    Nga kabineti i Besnik Bislimit kanë dhënë sqarime lidhur me një postim që zëvendëskryeministri i parë i Kosovës e kishte shpërndarë, e ku kryeministri shqiptar Edi Rama cilësohej si pro-serb.

    Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit ka thënë se postimi është shpërndarë gabimisht. I njëjti ka akuzuar mediat se kanë nxjerrë konkluzione, siç ka thënë ai inekzistente lidhur me një shpërndarje që është fshirë menjëherë, shkruan Reporteri.net.

    “Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes.

    Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim.
    Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë.
    Asnjë media serioze, nuk e shpërndan një lajm dhe të nxjerrë konkluzione inekzistente, nga një shpërndarje e paverifikuar dhe e larguar menjëherë”, shkruan ai.

    “Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, thuhej në postimin e një qytetari, të cilin më pas e shpërndau Besni Bislimi nëpërmjet profilit të tij privat në Facebook.

    I njëjti u fshi disa minuta më pas.

    Fotografia që është shpërndarë është shkrepur gjatë takimit të mbajtur dje në Greqi në kuadër të Samitit SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

    Në foton e cila është shpërndarë nga presidentja Osmani, ajo shihet duke buzëqeshur me kancelarin gjerman me me liderët e tjerë, por i akullt duket qëndrimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!