×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngacmoi profesorin dhe i kërkoi lidhje dashurie, Gjykata merr vendim për vajzën nga Suhareka

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 15:31

    Gjykata ka vendosur t’i caktojë mbrojtës sipas detyrës zyrtare të akuzuarës, A.A se ka ngacmuar profesorin e saj, B.B duke i shkuar edhe në shtëpi e duke i kërkuar lidhje dashurie.


    Këtë aktvendim gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega Suharekë, Lavdim Bajraktari e ka marrë pas propozimit të prokurorit Fatos Ajvazi, i cili ka thënë se është në interes të drejtësisë t’i caktohet mbrojtësi të akuzuarës marrë parasysh gjendjen e saj emocionale, ekonomike dhe intelektuale.

    Gjyqtari Bajraktari seancën e sotme e ka ndërprerë dhe të radhës e ka caktuar më 14 tetor 2021 në ora 9:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në këtë seancë kanë qenë prezent e pandehura A.A, prokurori Fatos Ajvazi, i dëmtuari B.B dhe mbrojtësi i tij avokati Ruzhdi Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren e pandehura A/A nga dhjetori i vitit 2018 e në vazhdimësi deri më 5 gusht 2020, në vende të ndryshme ka ngacmuar ish-profesorin e saj.

    Madje, në aktakuzë, thuhet se e pandehura i ka shkuar edhe në shtëpi të dëmtuarit duke i kërkuar lidhje dashurie.

    Tutje në aktakuzë thuhet se e pandehura e ka ndaluar edhe në rrugë të dëmtuarin, duke tentuar ta përqafojë përkundër kundërshtimit të të dëmtuarit.,

    Me këto veprime e pandehura A.A, të dëmtuarit B.B, i shkakton shqetësim të madh emocional. Andaj, me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “ngacmimi” nga neni 182 paragrafi 1 i Kodit Penal, ku dënimi parashihet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!