Më 19 Prill 2019, Bordi i RTK-së kishte votuar me 6 vota për dhe një kundër për kandidatin Ngadhnjim Kastrati për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.
Meqenëse neni 32.3 i ligjit të RTK-së ishte i paqartë rreth 2/3 e votave të anëtarëve për zgjedhjen e drejtorit, Bordi i RTK-së kërkoi interpretim ligjor.
Pas marrjes së interpretimit ligjor i cili e qartëson nenin 32.3 të ligjit të RTK-së, Bordi sot konstatoi se Ngadhnjim Kastrati emërohet Drejtor i Përgjithshëm për një mandat 3 vjeçar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.