×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngelën 6 orë pa rrymë ditën e Bajramit, KEDS tregon ç’po ndodhë

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 14:14

    Disa fshatra të Podujevës u përballën me mungesë të rrymës në ditën e Kurban Bajramit, festë kjo që shënohet me shumë përkushtim në këtë zonë.


    Llapashtica e Gllamniku nuk patën rrymë fare për 6 orë, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, KEDS-i ka njoftuar se mungesa e rrymës nuk ka ardhur nga ndonjë reduktim, mirëpo për shkak të një prishjeje.

    “Në Podujevë bëhet fjalë për një kabllo nëntokësore e cila është prishur nga mëngjesi, ekipet janë në terren për ta rregulluar problemin, por se nuk kanë orar të caktuar se kur do të arrihet sanimi meqë prishja është e madhe”, kanë deklaruar nga KEDS.

    Sidoqoftë, KEDS shpesh njofton për ndalje të kontrolluar të rrymës nëpër zona ku kryhen punime./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!