×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Ngjarja që tronditi mbrëmë Prishtinën, dorasi e viktima janë vëllezër të regjisorit të njohur kosovar Agon Myftari

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 10:51
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën në mbrëmje jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet. Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se ther për vdekje me thikë vëllain e tij, te banesa e tyre në rrugën “Tirana”.

    Motivet e rastit akoma nuk dihen, teksa tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

    Kjo ngjarje ka tronditur familjen Myftari, ku ndodhi krimi i rëndë dhe humbi jetën A., ndërsa i dyshuar është vëllai i tij, G..

    Të dy raportohet të jenë vëllezër të regjisorit kosovar Agon Myftari.

    Në emër të familjes, Agoni ka kërkuar mirëkuptim nga mediat që të mos spekulohet për rastin e vdekjes së A. Myftarit, anëtarit të familjes i cili dyshohet se u vra nga vëllai i tij, G. Myftari.

    Ai ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Arbëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!