×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarja tragjike në Prishtinë: Viktima e moshës rreth 50-vjeçare

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 10:54

    Një person është gjendur i vdekur sot në Prishtinë.


     

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti për Reporteri.net, e cila tha se bëhet fjalë për një mashkull.

    “Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo për Reporteri.net.

    Express mëson që tashmë i ndjeri është i moshës rreth 50-vjeçare.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë familjarët e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!