Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llapqevë të Malishevës, ku një person 61-vjeçar mbrëmë rreth orës 23:40 nën ndikimin e alkoolit ka plagosur djalin e tij 24-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Reporteri.net Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë, i cili njoftoi se ende nuk dihet shkaqet e incidentit.
“Mbrëmë rreth orës 23:40 në fshatin Llapqevë të Komunës së Malishevës ka ndodhur një tentim vrasje. Babai (viti i lindjes 1959) nën ndikimin e alkoolit ka plagosur djalin e tij (viti i lindjes 1994), i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Xhurkaj për Reporteri.net.
Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Arma e të dyshuarit është konfiskuar dhe rasti po vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.