Policia e Kosovës ka arrestuar një person si i dyshuar për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.
Në raportin e policisë thuhet se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar si i dyshuar pasi është takuar në shoqëri të femrës kosovare.
Një telefon mobil është konfiskuar e i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që është takuar në shoqëri të viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.