×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Pejë, plagoset një 31 vjeçar

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 22:39

    Në orët e mbrëmjes së sotme një plagosje më armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Pejës. Rasti ka ndodhur afër një kafiterie, saktësisht në rrugën “Xhevat Begolli”.


    Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, deri sa i njëjti ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

    “Kemi pranuar informacion fillestar se në Spitalin Rajonal të Pejës është dërguar në person i plagosur nga arma e zjarrit. Ju kemi përgjigjur rastit në Spital menjëherë dhe paralel kemi shtrirë hetimet në vendin e ngjarjes.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhevat Begolli’. Viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa një operacion policor po zhvillohet edhe në këto orë për kapjen e atuorit ose autorëve. Të dhëna shtesë tani për tani mund të dëmtojnë operacionin.”-ka deklaruar Ibra.

    Ndryshe, sipas Ibrës, i plagosuri është 31 vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!