Një burrë nga Fshati Makërrmal i Skënderajt është gjetur sot pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij.
Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Mund të ju konfirmoj se është gjetur pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij një burrë i moshës afro 82-vjeçare. Rasti është lajmëruar nga familjarët e tij. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.
Ndërkaq Zahiti ka treguar se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.