×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 7:35

    Ngjarjet e datës 24 Maj 2024:

    Vazhdon procesi i gjykimit në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)

    Komisioni për Administratë Publike shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

    Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, “Terre des hommes” dhe “HEKS” organizojnë tryezën e diskutimit “Rregullorja e për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil”. (Hotel “Garden” Prishtinë, ora 10:00-12:00)

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) organizon shënimin e Ditës së Parqeve Evropiane. (Parku Kombëtar “Sharri” në zonën menaxhuese të Prevallës, ora 10:30-16:00)

    Mbahet Festivali i turizmit dhe rekreacioneve natyrore “Peja outdoor and tourism festival”. (Kinemaja “Jusuf Gërvalla” Pejë, ora 10:35)

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare – shqyrtimi i Projekt-rezolutës për tri vjet qeverisje. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!