×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 7:20

    ​Ngjarjet e datës 21 qershor:

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, bën përzgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

    HANDIKOS përuron punimet e krijimit të qasjes infrastrukturore për persona me aftësi të kufizuara në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. (Ora 10:00)

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

    Ministria e Ekonomisë do të organizojë ngjarjen “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”. Merr pjesë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë. (Tech Park Prishtina, Bërnicë – Prishtinë, ora 13:00)

    Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës do të zbulohet obelisku i bunkerit të Radios “Kosova e lirë”. (Maja e lartë e malit Pallanik në Berishë, ora 13:00)

    Prokuroria Speciale e Kosovës mban seancë gjyqësore ndaj një serbi për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në Prizren gjatë luftës në Kosovë. (Pallati i Drejtësisë, Departamenti për Krime Lufte, Hajvali, Prishtinë, ora 14:00)

    Me rastin e Ditës Botërore të Muzikës, do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimit për veprimtari jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet e tjera vjetore në fushën e muzikës. (Shoqata e Kompozitorëve lagjja “Pejton” Prishtinë, ora 14:00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!