×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 7:18

    ​Ngjarjet e datës 17 tetor:

    Ministria e Bujqësisë mban konferencë për bujqësinë e qëndrueshme dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:30)

    Mbahet takimi i Komitetit ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Kosovë. Merr pjesë ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu (Hotel “Venus” Prishtinë, ora 09:30-12:40)

    Teach For Kosova shpalos rezultatet e procesit të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 09:30-12:00)

    Mbahet dita e dytë e konferencës 25-vjetori i QKRMT-së – konferenca ndërkombëtare mbi dhunën seksuale lidhur me konfliktin. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, Prishtinë, 09:30-13:00)

    Komisioni për legjislacion shqyrton draft-planin e punës për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) – informim për media. (Hagë, ora 14:30)

    Oda e Mjekëve mban ceremoninë e fillimit të kongresit të gjashtë të mjekësisë “Sfidat e diagnostikës së mijëvjeçarit”. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 18:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!