×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 7:45

    Ngjarjet e datës 6 nëntor:

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), organizon tryezë me temë “Varfëria Energjetike dhe Tranzicioni i Drejtë në Kosovë”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

    Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për projektin “Ndërtimi i Ishullit Urban Arbëri – Pallati i Rinisë”. (Rruga Tirana në Prishtinë, ora 10:00)

    Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere, shqyrton në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me Komisionin e Pavarur tё Mediave lidhur me promovimin e dhunës ndaj grave nё mediat audio vizive -rasti i Klan Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës paraqet botimin “Akustike, të folurit dhe muzika” nga Myzafer Limani. (Salla e Akademisë, ora 11:00)

    Higher Education Intervention 2025 (HEI’25) publikon raportet: “Transparenca Financiare e Universiteteve Publike 2023” dhe “Profilet e universiteteve publike të Kosovës. (Swiss Diamont, ora 12:00)

    Kolektivi Feminist dhe Përpjekja mbajnë protestë solidarizuese me grevën e punetoreve teknike të Kuvendit të Kosovës. (Pran hyrjes së Kuvendit në shesh, ora 12:00)

    Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” bënë pranim dorëzimin e donacionit dhe nënshkrimin e memorandumit të donacionit (rrethojat përreth objektit të Harejës) nga CIMIC-u. (Zyrat e shoqatës, Rahovec, ora 15:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!