×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 7:21
    Foto: Prishtina

    Ngjarjet e datës 13 nëntor:

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me zyrën Konrad Adenauer Stiftung (KAS) në Kosovë organizojnë konferencën me temën “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare”. Konferenca do të paraqesë prezantimin e dy punimeve: njëri që shqyrton Kosovën në kontekstin e diskursit të politikës së jashtme ruse, dhe tjetri eksploron sigurinë kombëtare të Kosovës dhe integrimin evropian. (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 09:00)

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ekipin e drejtorisë për Shërbime Publike, marrin pjesë në aksionin për pastrimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Bardhosh. (Pranë autostradës, afër “ERC TRADE”, ora 10:00)

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, me raport amandamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për Gjykatën administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

    Shënohet Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet e Trafikut Rrugor. (Tempulli, ora 14:00)

    Përurohet objekti i ri i Urgjencës në Podujevë. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit në Podujevë, ora 15:00)

    Promovohet vepra poetike “Ndërrim kohësh”, i autorit Shyqeri Hyseni. (Galeria e Arteve në Ferizaj, ora 16:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!