×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 7:25

    Ngjarjet e datës 20 nëntor:

    Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e përurimit të nisjes së punimeve në rrugën “Rexhep Luci”. (Rruga “Rexhep Luci”, ora 08:00)

    Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë organizon punëtori për përmirësimin e kapaciteteve të profesionistëve të drejtësisë për trajtimin e çështjeve penale që lidhen me keqtrajtimin e kafshëve. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 08:30)

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

    Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë diskutimi me temë “Të drejtat pronësore të grave: Korniza ligjore, teoria dhe praktika. Institucioni i Avokatit të Popullit, kati IV, ora 10:00)

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, mban takim informues me gazetarë që merren me arsimin e lartë. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Organizata Humanitare Islamic Relief Kosova organizon aktivitete argëtuese e rekreative që edhe fëmijët jetimë në kushte të vështira jetësore. (Vita Land, Fushë Kosovë, ora 10 :30)

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSh), në bashkëpunim me JTI, organizojnë ndarjen e çmimeve “Vangjush Gambeta” për gazetarë të ekonomisë. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

    Për shënimin e 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 09:00)

    Në Ditën Botërore të Fëmijëve, UNICEF në Kosovë, në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë, do të shënojë 20 nëntorin, Ditën Botërore të Fëmijëve. (Termokiss, ora 12:00)

    Shoqata “Yjet që nuk vdesin” në bashkëpunim me “NOA Dance – Theatre Company”, mbajnë konferencë për media me titull: “Pas luftës, kush jemi ne?”. (Hotel Seiss Diamond në Prishtinë, ora 13:00)

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me delegacionin e Komisionit për Buxhetin e Shtetit dhe Çështjet Financiare të Parlamentit Bavarez të Republikës Federale të Gjermanisë. (Kuvendi I Kosovës, salla N506, ora 16:30)

    Mbahet ceremonia për ardhjen zyrtare të Volvo në Kosovë, në showroom-in më të madh në Ballkan. Merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Ardhja zyrtare e Volvo-s në Kosovë, njëri ndër prodhuesit më të njohur të automjeteve në botë, dëshmon besimin e markës ikonike suedeze në potencialin e tregut Kosovar. (Volvo Kosova – Auto Mita, ora 18:15)

    Promovohet vepra e plotë e Ndre Mjedes, në ditëlindjen e shkrimtarit (20 nëntor 1866). Flasin akadamik Kujtim Shala, Farano Kulli, vepra e plotë e Nder Mjedes. (Biblioteka “Ernest Koliqi” në Prishtinë, ora 19:0

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!