Ngjarjet e datës 27 nëntor:
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)
Telekomi i Kosovës bënë përurimin dhe promovimin e projektit “Modernizimi i plotë i rrjetit VALA”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Zyrat e Telekomit, në Dardani, ora 09:00)
Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr. 70. Pranimi i ofertave do të bëhet nga ora 10:00, ndërsa hapja nga ora 12:30. (Hotel Grand, Prishtinë).
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizon “Ditën e hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës”. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ora 10:00 deri në ora 14:00. Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë të shtetëror, të cilët do të kenë adresim për media duke filluar nga ora 13:00)
Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton “Vendimin e Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës”. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Gjilan, ora 10:00)
Në prag të 28 Nëntorit, mbahet programi kulturoro-artistik nga nxënësit e instituconit të Arsimit dhe Aftesmit Profesional në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 10:00)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, bënë përurimin e librit “Programi dhe Statuti i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” të autorit Adem Demaçi.( Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet konferencë “Artet digjitale dhe AI: Ndikimi në proceset kreative”. Merr pjesë ambasadori i Francës Oliver Guerot. (Instituti Francez i Kosovës, ora 11:00)
Panairi i Artizanalit, produketeve vendore/librit. (Sheshi i Qytetit në Gjilan, ora 11:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)
Përurohet Libri, “Oj Kosova Ime”, i shkruar nga Mechthild Henneke. (Libraria “Dukagjini”, ora 13:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me IHS dhe AQH organzion ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Raportimin e Përgjegjshëm rreth Diabetit 2024. (BOHO në Prishtinë (afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 14:00)
Ndeshje miqësore në futboll të madh nga Kiubi Veteranëve të Futbollt “Vjosa dhe Klubi i Veteranëve të Futbollit “Uipiana” (Stadiumi i qytetit në Shtime, ora 14:00)
Koncert festiv për fëmijë. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:00)
Organzita “Shqiptaria” mban program festiv me raston e disa ngjarjeve historike të rëndësishme: përvjetori i themelimit të organizatës tonë, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë,, dalja e në skemë e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. (AMC HALL në Mazgit, rruga Prishtinë-Mitrovicë, ora 16:00)
Koncert Festiv për nder të 28 Nëntorit. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 19:00)