×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2024 | 7:26

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) së bashku 34 biznese, nënshkruajnë marrëveshjen e granteve të inovacionit. (Qendra e Inovacionit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë, ora 10:00)

    Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN, zyra në Kosovë, publikon raport që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit. Merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Reporting House në Prishtinë, ora 10:00)

    Aktakuza e re ndaj Thaçit dhe të tjerëve, mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes. (Dhomat e Specializuara në Hagë, ora 14:00)

    Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’i dhurojë çelësin e qytetit Ali Ahmetit. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 14:30)

    Shënohet 15-vjetori i themelimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”, Suharekë, ora 17:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!