×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2024 | 7:22

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Drenasit. (Ora 08:30)

    Ministri i Bujqësisë Faton Peci do të mbajë konferencë përmbyllëse për media. (Ministria e Bujqësisë, rruga “Ukshin Hoti” – Kompleksi “Ramiz Sadiku”, kati i katërt, lagjja “Pejton”, Prishtinë, ora 09:00)

    Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon indikatorin për moshën mesatare sipas komunave/gjinisë. (Agjencia e Statistikave të Kosovës Prishtinë, ora 09:00)

    Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier pas takimit lamtumirës në Presidencë, do të bëjnë homazhe te shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova. Pas homazheve do të ketë deklarim për media. (Ora 10:00)

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

    Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit Prishtinë, ora 10:00)

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, mban konferencë për media. (Prokuroria Themelore Prishtinë, salla e konferencave, ora 10:00)

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), do të mbajë takimin e rregullt. (Salla e takimeve të KGJK-së Prishtinë, ora 10:00)

    Kandidati i pavarur për deputet Fatmir B. Bytyqi do të mbajë konferencë për shtyp. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00)

    Qeveria organizon pritje për fundvit me përfaqësues të mediave. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:30)

    Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës përuron librin “Shtigje të lirisë: Leksikoni i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, 1944-1953, I. (Instituti i Historisë, Prishtinë, ora 12:00-12:45)

    Federata e Boksit e Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët 2024”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 12:00)

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në përurimin e renovimit të sporteleve në Klinikën e Kirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Ora 13:30)

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) mban konferencë për media. Merr pjesë ministri i Financave Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së këndi i rrugëve Bill Klinton/Dëshmorët e Kombit, Prishtinë, ora 14:00)

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Terminali i Aeroportit “Adem Jashari”, ora 15:00)

    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Podujevë, mban ndejën e fund-vitit. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Restoranti “Diamond” Podujevë, ora 18:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!