Ngjarjet e datës 13 shkurt:
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, drejtori i Shëndetësisë dhe udhëheqësi i Zyrës Ligjore mbajnë konferencë për media mbi masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e situatës së krijuar me menaxhimin e mbeturinave. (Salla e konferencave, objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 09:00)
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00- 16:30)
Mbahet seanca gjyqësore për rastin Kobra. (Gjykata Themelore, Departamenti Special, Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 09:30)
Ndahen certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit në kuadër të ”Programit të Zhvillimit të Bletarisë së Qëndrueshme-Trajnimi për Lidhjen e Bletarëve të Kosovës”, organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA në bashkëpunim me Lidhjen e Bletarëve të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal Prizren, ora 15:30)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.