×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 7:33

    Ngjarjet e datës 18 shkurt:

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

    Mbahet konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike” në Universitetin amerikan të njohur për studime ndërkombëtare dhe diplomatike, Elliott School of International Affairs. (Linder Family Commons Room, Elliott School of International Affairs, ora 09:00 -14: 00)

    GLPS mban konferencë për media lidhur me Padinë kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për konkursin për Sekretar të Përgjithshëm. (Zyrat e GLPS, ora 10:00)

    Departamenti i Historisë organizon tryezë diskutimi me temën: “Roli i lëvizjeve studentore shqiptare të viteve 1968, 1981, 1990 dhe 1997 në Luftën për Liri, Pavarësi dhe Demokraci”. (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

    AVONET mban konferencë për media, (sheshi Adem Jashari, Ferizaj, ora 12:00)

    Në nderë të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, jepet shfaqja e filmit “Besniku dhe Julius”, një histori lufte, mbijetese dhe ribashkimi. (Ish-ndërtesa e Gërmisë, Prishtinë, ora 18:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!