×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 7:25

    Ngjarjet e datës 2 prill:

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Lammy, do të deklarohen për media. (Kabineti i Presidentes, ora 08:25)

    OJQ “NGO Action for Democratic Society (ADS)” dhe Hibrid.info, në Ditën Botërore të Kontrollit të Fakteve organizojnë panel diskutimi me temën “Sfidat e çrregullimit informativ në Kosovë”. (Hibrid.info, ora 09:15)

    Mbahet seanca gjyqësore në rastin e Dibran Hoxha – Cobra. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:30)

    Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK) dhe Shoqatën Autizmi Flet, me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit, organizojnë konferencën “Gjithëpërfshirja dhe shërbimet sociale – themeli i së ardhmes së qëndrueshme!” (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, në detyrë, Arbërie Nagavci, bëjnë inaugurimin e çerdhes në lagjen Rezinë të Gjakovës. (Gjakovë, ora 13:45)

    Me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, organizohet Diskutim në Panel të dedikuar për ngritjen e vetëdijes dhe eksplorimin e zgjidhjeve për një përfshirje dhe mbështetje më të mirë për personat me autizëm në Kosovë. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 15:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!