Ngjarjet e datës 11 prill:
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Koalicioni i Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, organizojnë konferencë rajonale në lidhje me “Reformën në Drejtësi si katalizator për forcimin e sundimit të ligjit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:00)
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj takohet me përfaqësuesit e Kosovës Lindore. (Hotel “Vali Ranch”, ora 10:00)
Mbahet dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2025, edicioni i katërt. (Prishtina Mall, Prishtinë, ora 10:00-17:00)
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji mban takim ku do të bëhet i ditur vendimi për tarifat e energjisë elektrike. (ZRRE, Prishtinë, ora 10:00)
Prezantohet raporti me gjetjet e projektit hulumtues “Bridging
Policy and Perception: Analyzing EC Progress Reports on Environmental and Climate Change Developments in Kosovo“. (Fakulteti i Edukimit, kati i tretë salla e Këshillit, Prishtinë, ora 10:00)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mban konferencën ë lidhje me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë. (Zyrat e Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Prishtinë, ora 10:30)
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nderohet me çmimin “Honoris Causa”. (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 11:30)
Në kuadër të Ditëve të Shqipes 2025” me rastin e 26-vjetorit të Betejës së Koshares”, Këshilli organizativ i shoqatës së ish-Brigadës “Agim Ramadani” organizon akademi përkujtimore: Dita e Dëshmorëve të Betejës së Koshares dhe dita e rënies së heroit të Kosovës Agim Ramadani. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 11:30)
Mbahet protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 12:00)
Hapet ekspozita personale e artistit Hekuran Sokoli “Mënyrë e Vjetër – Perspektiva të Reja”. (Galeria e Fakultetit të Arteve, Prishtinë, ora 19:00)