Ngjarjet e datës 30 prill:
Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social. (Istog, ora 09:00)
Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, mban konferencën me temën “Raport i vlerësimit të zbatimit të Ligjit Nr.05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024”. (Hotel “Emerald”, në Prishtinë, ora 10:00)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore publikon Dokumentin e pozicionimit: Diskriminimi gjinor në tregun e punës në Kosovë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. (Shtëpia e Evropës, Rr. UÇK në Prishtinë, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen III-të të rregullt. Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)
Gjykata Kushtetuese mban seancë dëgjimore për çështjen pronësore për parcelën tokësore në qendër të kryeqytetit. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)
Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca do të trajtoj protestën e 1 majit, e cila ka në fokus ngritjen e pagave, themelimin e gjykatës së punës, respektimin e të drejtave të punës, zbatimin e marrëveshjes kolektive dhe çështje të tjera jetike për punëtorët.( Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ora 10:00)
Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencë për media ku do të publikohet Transparometrin Komunal 2024. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 11:00)
Publikohet Raporti “Analiza e trendeve 2024: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:00)
Bëhet hapja zyrtare e Ligës së Shkollave të Prishtinës. (Ambientet e Shkollës Fillore “Dardania”, ora 13:00)
Komuna e Prishtinës bën prezantimin e projektit të “Parkut Botanik”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 16:00)
Heritage Space, Fondacionet për Shoqëri të Hapur — Ballkani Perëndimor dhe Instituti I Historisë “Ali Hadri” mbajnë ligjeratë publike “Diktatura, qyteti, arkivi: një udhërrëfyes” nga Elidor Mëhilli. (Biblioteka Kombëtare, ora 19:00).