Ngjarjet e datës 23 maj:
Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)
INDEP organizon tryezën “Nxitësit e mobilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor: Lëvizja e lirë e njerëzve”. Ngjarja mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. (Shtëpia e Evropës, ora 10:30)
Në shenjë pakënaqësie rreth mos konstituimit të Kuvendit dhe ndikimit të kësaj bllokade në mbrojtjen e fëmijëve, Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, organizon aktivitetin “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”. (Sheshi “Ibrahim Rugova” para Kuvendit të Kosovës, Prishtinë, ora 10:45 deri në 11:00)
Vazhdimi i njëzet i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Hapet festivali Prishtina Arts & Architecture – PAAF 2025. (Kolegji AAB, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet Balkonnect Festival 2025 – Qendra rajonale e zhvillimit, investimeve dhe partneriteteve ndërkombëtare. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, 11:30-17:00)
Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 18:00)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.