×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 7:14

    Ngjarjet e datës 10 qershor:

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në inaugurimin e çerdhes së re. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav (Skenderaj, në lagjen nr.1 rruga “Fazli Grajçevci”, ora 09:00)

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

    Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë për media. (OEK, ora 10:00)

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ecin këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Prizren, ora 10:30)

    Lansohet projekti “HoReCa”. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 10:30)

    Hapet edicioni i radhës i Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2025”. (Prishtina Mall, ora 11:00)

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të renovimit të Repartit të Pulmologjisë. (Spitali i Përgjithshëm, në Prizren, ora 12:30)

    Platforma “Liria ka emër” mbanë konferencë për media. (Hotel Sirius, ora 14:00)

    Forumi Ballkanik mban panel diskutimi me rastin e publikimit të të dhënave: “Kosovarness through Cinema: Soft Power and Self-Perception through Language”. (Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë, ora 19:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!