×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 7:20

    Ngjarjet e datës 11 qershor:

    Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve të fazës së dytë për kanalet kulluese në Komunën e Shtimes. Merr pjesë ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe kryetari i komunës, Qemajl Aliu. (Fshati Godanc, Shtime, ora 08:30)

    Shoqata Organika organizon Konferencën e tretë Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë. Temë: Grumbullimi i qëndrueshëm i produkteve pyjore jodrusore: tregu, mundësitë dhe sfidat e sektorit (Hotel “Emerald”, ora 08:30)

    Në Gjykatën Themelore mbahet seanca e radhës në rastin “Banjska”. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:30)

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon tryezë me rastin e publikimit të raportit “Sfidat ligjore të personave LGBTIQ+ dhe gazetarëve në Kosovë”. (Hotel “Prishtina”, ora 10:00)

    Vazhdimi i 30-të i seancës konstituive. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

    Dhomat e tregtisë dhe industrisë në Kosovë, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, organizojnë protestë paqësore. Në këtë protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 11:00 – 12:00)

    Lidhja Demokratike e Kosovës organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

    Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, , Komuna e Prishtinës ka paraparë një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive nga ora 10:00-20:00.

    Homazhe dhe nderime pranë varrezave të dëshmorëve. (Velani, Prishtinë, ora 10:00 – 10:30)

    Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. (Ora 10:30 – 11:00)

    Seancë Solemne në Kuvendin Komunal për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

    Përurimi i Parkut “Bardha”. Prishtinë, Veternik, ora 12:00)

    Pritje në Odën e Kryetarit për dy ekipet e “Ndeshjes me Yje”. (Ora 15:00)

    Reception/Pritje për nder të Ditës së Çlirimit. (CNP – Objekti i ish-bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, ora 17:00)

    “Ndeshja me Yje”. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!