Ngjarjet e datës 27 qershor:
Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 02/2025. (Salla e Sporteve “Bill Clinton” Ferizaj, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)
The Balkan Forum mban konferencë për shtyp në kuadër të projektit GreenBridge. (Hotel “Courtyard by Marriott”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Vazhdimi i tridhjet e tetë i seancës konstituive. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Mbahet Panairi Tradicional Veror – Ekspos Deçani 2025. (Qendra Rinore Deçan, ora 11:00 – promovimi i librit “Ekspos Deçani” nga autori Sutki Hulaj; ora 14:00 – hapja zyrtare e panairit; ora 19:00 – koncert festiv me yjet e estradës shqiptare)
Publikohet raporti i monitorimit të qendrës kombëtare për njohje dhe informim akademik – NARIC 2024”. (Zyrat e ORCA-s afër Gjimnazit “Sami Frashëri”, Prishtinë, ora 11:00).