×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 7:39

    Ngjarjet kryesore sot.

    Ngjarjet e datës 28 shkurt 2023:

    – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)
    – Komuna e Mitrovicës mban ceremoninë solemne me rastin e dorëzim pranimit të 40 shtëpive në Lagjen “Frashër” në të cilën do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe drejtori i organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab. (Shkolla e re e ndërtuar në Lagjen “Frashër”, ora 10:00)

    – Mbahet mbledhja e e dytë e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Rahovcit, ora 10:00)

    – Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e hapjes së Institutit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta në të cilën do të marrin pjesë, Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jefferey Hovenier. (Qendra Korrektuese Dubravë në Istog, ora 10:00)

    – U.d i Drejtorit të Zyrës për Rritje Ekonomike pranë USAID-it Metju Kulinane, i shoqëruar nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Komunitetet Globale Carrie Hessler Radelet, do të flasë në ngjarjen ku do t’u shprehet mirënjohje 60 praktikantëve dhe 40 organizatave nikoqire si pjesë e programit të praktikës profesionale të lehtësuar nga aktiviteti i USAID-it. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

    – Ministrja e Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

    – Mbahet ceremonia e ndarjes se certifikatave për 50 nxënës të Shkollës së Mesme “Gjin Gazulli”, në Prishtinë, të cilët për 8 javë rresht kanë marrë njohuri praktike në fushën e programimit. (PBC Academy, ora 11:00)

    – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport dëgjim publik lidhur me Projektligjin pÑ‘r Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 12:00)

    – Zëvendës Ndihmës Sekretar për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobari mban konferencë për shtyp në Bruksel për të mbështetur Dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Kosovën dhe Serbinë. (https://www.eventbrite.com/e/press-briefing-with-deputy-assistant-secretary-gabriel-escobar-tickets-565047832277, ora 16:00).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!