Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.
Ngjarjet e datës 7 mars 2023:
– Me rastin e shenimit të 7 marsit, ditës së mësuesit hapet ekspozita e studentëve lidhur me historikun e Abetares dhe librit shqip ndër vite si dhe mbahet simpoziumi shkencor lidhur me mësimet e nxjerra nga vlerësimet e nxjerra nga testet nderkombëtare. (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)
– Komitetit për Komunitete të Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e dytë. (Salla e KK- Rahovec, ora 10:00)
– Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës ndajnë 45 bursa të reja për studime master në BE për të rinjtë nga Kosova. (Kino Armata, ora 10:45)
– Ushtruesi i Detyrës, Drejtori i Thesarit Nysret Koc raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, 11:00)
– OJQ Aktiv publikojnë hulumtimin për pozitën e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)
– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton në parim i Projektligjit për organizimin e tregut për produktet bujqësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)
– Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” do të zhvillohet ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 13:00)
– Oda Ekonomike Austriake organizon Panairin e Punës se Kompanive Austriake me qëllim të promovimit të punës së kompanive të ndryshme austriake, duke shënuar kështu një ngjarje të rëndësishme për të interesuarit nga Kosova që kanë dëshirë të kyçen në tregun e punës në Austri. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 13:00)
– Përfaqësues nga Policia e Kosovës raportojnë para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione për të diskutuar lidhur me çështjen e luftimit të dhunës në familje, dhuna ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 14:00)
– Me rastin e shënimit të 7 marsit ditës së mësuesve, Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama do të ndaj mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të kryeqyteti të cilët do të pensionohen këtë vit, duke vlerësuar kështu kontributin e palodhshëm që dhanë për edukimin e brezave. (Ambientet e shkollës ”Eqrem Çabej”, ora 15:00)
– Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, do të ndezin flakadanët për të shënuar Natën e Zjarreve në shenjë solidarizimi me ndezjen e Flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të Epopesë së UÇK-së. (Sheshi “Skënderbe”, ora 18:00)
– Bashkimi Evropian, Ambasada Gjermane dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas me shfaqjen e filmit ‘Misogjinia në epoken digjitale’ me katër gra në dy kontinente të ndryshme. të cilat vendosën ta sfidojnë urrejtjen mizogjene. (Kino Armata, ora 19:00).